Panairi Shën Joan Vladimirit në Manastirin e „Shën Joan Vladimiri“ pranë Elbasanit | VIDEO

Panairi Shën Joan Vladimirit (03.06.2020)

U kremtua në darkë shërbesa e Mbrëmësores së madhe panigjirke në nderim të Shën Joan Vladimirit, emrin e të cilit mban edhe Manastiti ynë.

I pranishëm në festim ishte dhe Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andoni si dhe klerikë të tjerë të Dioqezës.

Pavarësisht vështirësive nuk munguan besimtarët që kishin ardhur për të festuar dhe nderuar lipsanin (reliket) e Shenjtorit.

Në fund të shërbesës Imzot Andoni foli mbi jetën e shenjtorit duke dhënë mesazhin që Zoti i nderon njerëzit e tij, të cilët bëhen bekim për të gjithë besimtarët, pavarësisht origjinles.

Shërbesa këtë vit nuk u pasua me agripni (lutje tërënatën) për shkak të situatës së pandemisë dhe kufizimeve parandaluese.

Nesër në mengjes do të zhvillohen shërbesa e mëngjesores dhe liturgjisë hyjnore.

Shenjti u ndihftë të gjithëve atyre që e nderojnë dhe e lusin me besë! Gëzuar!

***

Manastiri i Shenjtë „Shën Joan Vladimiri“ Shijon, Elbasan (04.06.2020)

Sot në mëngjes u kremtua gjatë panairit të Shën Joan Vladimirit shërbesa e mëngjesores dhe Litirgjia Hyjnore me pjesëmarrjen e Mitropolitit Andon dhe të klerikëve të Dioqezës së Elbasanit. Edhe sot si mbrëmë besimtatët erdhën të nderonin shenjtin dhe të kërkojnë ndërmjetimet e tij.

Këtë vit pjsëmarrja e bismtarëve ishte dukshëm më e ulët për shkak të periudhës së zgjatur të pandemisë, ku u vu re dhe mungesa e besimtarëve dhe klerikëve nga vëndet e rajonit si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia ezj, siç ka qenë zakon vitet e kaluara.

Urojmë me ndihmën e shenjtit vitin e ardhshëm ta festojmë me madhështinë dhe bukurinë që meriton.

Gëzuar nga mot!


DONATE TO DOXOLOGIA INFONEWS

BANK: Eurobank Bulgaria AD (Postbank)

IBAN: BG46 BPBI 8898 4030 6876 01

or through PayPal