Kryepiskopi Anastas bekon dhe uron fëmijët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor! | VIDEO

In other languages: GRBG

Kryepiskopi Anastas bekon dhe uron fëmijët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor!

Fëmija im i dashur!

Zogjtë fluturojnë me dy krahë. Fëmijët e krishterë lartësohen me krahët e mësimit dhe të lutjes.

Perëndia i bekoftë çdo ditë përpjekjet e tua!

Me dashuri të ngrohtë në Krishtin, Kryepiskopi Anastas

Lutja e fillimit të shkollës

O Zot Perëndia ynë, Dritë që banon në vend të paafrueshëm, burimi i urtësisë dhe i dijes, që i mësove Solomonit urtësinë dhe nëpërmjet ardhjes që lartazi të Shpirtit të Tërëshenjtë, i tregove peshkatarët predikues të Ungjillit, mësues dhe apostuj.
Ti o Zot, që the të ndriçojë drita në errësirë, ndriço zemrat e mësuesve dhe të nxënësve të ndodhur këtu dhe kudo me njohjen e së vërtetës sate dhe me dritën tënde të patreguar.

Jepi këtyre frymë diturie, frymë mençurie, ndriço sytë e shpirtit të tyre që të shikojnë dhe të bëjnë vullnetin tënd.

Bëji këta bijë drite që të japin fryte dhe të rriten në çdo vepër të mirë nëpërmjet urtësisë së ardhur që lartazi, me ndërmjetimet e Nënës sate të pacenuar dhe gjithmonëvirgjëreshës Mari, me fuqinë e Kryqit të jetëbërës, me mbrojtjet e Fuqive Qiellore të çmuara dhe të patrup, me lutjet e të nderuarit, të lavdëruarit profetit, Pararendësit dhe Pagëzorit Joan, të hierarkëve të shenjtë, të lavdëruar, mësonjësve ekumenikë Vasilit të Madh, Grigor Theologut dhe Joan Gojartit dhe të gjithë shenjtorëve të tu.

Amin.

✎ КОМЕНТАРИ • COMMENTS ✎