Kisha jonë pranë familjeve në nevojë në periudhën e pandemisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të përkujdeset si një “nënë e dhembshur” për më nevojtarët. Ajo lutet dhe i ka gjithmonë në qendër të veprës së saj sociale, duke falur shpresë dhe duke i ndihmuar në këto ditë të vështira. Për këtë është bërë grumbullimi dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore e materiale të tjera të nevojshme.

Edhe Mitropolia e Elbasanit, në vazhdim të një tradite të konsoliduar, është përpjekur t’i gjendet pranë këtyre familjeve duke organizuar disa nisma. Kështu, në bashkëpunim me organizatën FOOD BANK Albania, u krijua mundësia që 150 familje të përfitonin pako ushqimore dhe me detergjentë. Ndihmat u shpërndanë në Elbasan, Peqin, Gramsh, Cërrik, Kuqan, Kryezjarrth, Shelcan, Trapsenisht, Gjinar de Zavalinë.

Le të plotësojmë me vepra vullnetin e Perëndisë në tokë dhe në qiell: “..të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë” (1 Joani 3:18)

Botuar në facebook nga:
Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit,
26 Maj 2020

Burim: Ὀρθόδοξος Αὐτοκέφαλος Ἐκκλησία τῆς Ἀλβανίας | Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë


 

Donate to Doxologia Infonews

BANK: Eurobank Bulgaria AD (Postbank)

IBAN: BG46 BPBI 8898 4030 6876 01

 

Follow us on Twitter:

@doxologiainews

 

Follow us on Facebook page:

@doxologiainfonews

 

Join our Facebook group:

@doxologiainfonews.group

 

Follow us on Instagram:

@doxologiainfonews

 

Follow us on ВКонтакте:

@doxologiainfonews

 

Join our Telegram channel:

@doxologiainfonews

 

Subscribe to us on YouTube:

@doxologiainfonews


✎ КОМЕНТАРИ • COMMENTS ✎