Начало » Other languages » Shqip » NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

In other languages: GRBG

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në Spitalin HYGEIA në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.

Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit

27 qershor 2020

Burim: Ὀρθόδοξος Αὐτοκέφαλος Ἐκκλησία τῆς Ἀλβανίας | Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

Support Doxologia Infonews to continue receiving quality church, religious news

Donate to Doxologia Infonews. Your support is invaluable to us. Thank you!

BANK: Eurobank Bulgaria AD (Postbank)

IBAN: BG46BPBI88984030687601

or through PayPal